Alibeaj prezanton kandidaten për Fierin: Vula na takon ne, Berisha të pranojë vendimin

Enkelejd Alibeaj është ndalur ditën e sotme në Fier.

I bindur se Gjykata do të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe do t’i japë përfundimisht të drejtën e vulës në Partinë Demokratike, Alibeaj ka prezantuar emrin me të cilin do t’i dalë përballë Berishës dhe Ramës më 14 maj.

Alibeaj: Eriselda është një zonjë e nderuar e cila ka qenë gjatë gjithë kohës në PD, në kohë të mira dhe të këqija dhe ka kontribuuar gjithmonë.

Alibeaj e shfrytëzoi takimin në Fier për t’i kërkuar Berishës të pranojë vendimin e 3 marsit.

Alibeaj: Çështja e vulës nuk është vetëm çështje siglash, është ndarje e mentalitetit dhe mentaliteti brenda nesh është ndarë. Kush është këtu te ne është te ne, bazohet te e drejta dhe e vërteta. Kush nuk është te ne ka marrë arratinë për të qenë së bashku me të majtën dhe pushtetin.

Nga ana tjetër, edhe Berisha insiston që vula do t’i kalojë përfundimisht atij, me argumentin se s’ka gjykatë që nuk pranon verdiktin e demokratëve. Nga selia blu, ai mohoi që protesta, e thirrur të njëjtën ditë kur Apeli jep vendimin, të jetë formë presioni ndaj Gjykatës.

PD e Alibeajt ka prezantuar Eriselda Zotaj Çelaj që të përfaqësojë demokratët në këtë përballje elektorale për Fierin./Albeu.com.


Shtuar 27.02.2023 20:15