Menjëherë pas takimit me Kim, Rama bën lëvizjen e papritur
Pas takimit të Ramës me ambasadoren amerikane Yuri Kim, kryeministri ka bërë një lëvizje të pa paralajmëruar.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Ballën në orën 19:00 do të zhvillojë një takim me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në kryesinë e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese për Reformën Zgjedhore.

"Sot, më datë 21 korrik, në orën 19:00, Kryeministri, z. Edi Rama, dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla, do të takohen me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës.

Takimi do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit."- njofton kryeministria.
Shtuar më 21/07/2020, ora 18:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori