Meningjiti, sëmundja vdekjeprurëse që i mori jetën 18-vjeçares në Tiranë
Pëlqej
Meningjiti paraqet inflamacion i cipave të trurit, që e mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore.

Mund të jetë i shkaktuar nga viruset ose nga bakteret.

Meningjiti viral zakonisht është më i lehtë, ndërsa meningjiti bakterial paraqet infeksion serioz që mund të mbarojë me vdekje nëse nuk jepet shpejtë terapi antibiotike.

Nëse fëmija juaj ka qenë në kontakt më fëmijë që ka meningjit, lexojeni me kujdes informacionin që vijon.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e meningjitit?

Mund të paraqitet temperaturë e lartë, kokëdhembje e fortë, shtangim i qafës, përgjumësi e shprehur ose shqetësim, refuzim i ushqimit, pamundësi që tu përgjigjet pyetjeve të parashtruara, nëse bëhet fjalë për foshnjë , ajo nuk qetësohet kur e merrni në dorë.

Diagnoza

Që të diagnostikohet meningjiti mjeku duhet të bëjë punkcion lumbal: me gjilpërë hyn në shtyllën kurrizore dhe merr pakëz lëng. Lëngu ekzaminohet nën mikroskop, për prezencën e qelbit dhe baktereve dhe bëhet kulturë, që të shihet a ka prezent bakter dhe të caktohet lloji i bakterit.

Tretmani

Tretmani bëhet në kushte spitalore dhe përfshin dhënien e antibiotikëve dhe terapi tjetër suportive.

Parandalimi

Mes shkaktarëve më të shpeshtë të meningjitit te fëmijët më të vegjël se 5 vjet është bakteri Hemofillus influenza tip i B. Infeksioni me këtë bakter mund të p a r andalohet me vaksinë. Fatkeqësisht, tek ne kjo vaksinë nuk jepet si rutinë.

Shkaktar tjetër i shpeshtë i meningjitit bakterial është bakteri meningokok. Disa lloje të meningjitit mund të pengohen, nëse personave që kanë qenë të eksponuar, si parandalim u jepen antibiotikë të caktuar.

Nëse dyshoni se fëmija juaj ka meningjit, kontaktoni me mjekun tuaj. Nëse përdëftohet diagnoza, i informoni përgjegjësit në çerdhe/shkollë, që të mund të ndërmarrin masa kundër përhapjes së infeksionit.

Lajmi për vdekjen e 18-vjeçares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë duke tronditur qytetarët e kryeqytetit.

Një vajzë, vetëm 18-vjeç ka ndërruar jetë për 24 orë, pasi një virus i rrallë i ka marrë jetën.

Kështu kanë deklaruar prindërit dhe familjarët e vajzës. Viktima është Rasel Çarçani, 18 vjeç.

Motra e viktimës ka shprehur dhimbjen për këtë humbje të madhe për familjen e saj.

"Shpirti i motrës, se besoj ende që ike dhe sot të përcjell për në banesën e fundit, e di që do të jesh ëngjëlli mbrojtës atje lart, je motra ime, frymëzimi im, Celushi im..."- shkruan e motra në Instragram. Ndërkohë burime pranë QSUT bëjnë me dije se vajza vuante nga melingjiti. /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2018, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori