Menduh Thaci: Te angazhuar per zgjedhje te qeta
Albeu.com
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi deklaroi se partia e tij është për një proces të qetë zgjedhor dhe se do të zbatojë kushtet e vëna nga ndërkombëtarët.“PDSH-ja seriozisht i ka marrë porositë e bashkësisë ndërkombëtare dhe seriozisht kemi kuptuar rëndësinë e qetësisë në këto zgjedhje dhe seriozisht e kemi kuptuar tendencën për fajësi hipotetike që duhet t’u vendoset shqiptarëve dhe se vazhdohet të punohet që kjo të mos jetë ashtu” ka deklaruar kryetari i PDSH-së.

Thaçi ka hedhur kritika në drejtim të politikës në vend, veçanërisht ndaj qeverisjes aktuale. “Është e rëndësishme se projektuesit e fajësisë së dështimit të këtij projekti megaloman të Maqedonisë shtet etnik të maqedonasve në shekullin 21, duhet të dështojë me fajin e atyre që e bëjnë këtë projekt dhe jo të projektohet faji te shqiptarët”-theksoi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ai deklaroi gjithashtu se procesi i grumbullimit të nënshkrimeve për kandidaturën për presidente të kandidates Mirushe Hoxha ka përfunduar brenda një dite dhe me këtë rast ai ka falënderuar gjithë shqiptarët dhe qytetarët tjerë të cilët kanë dhënë firmën e tyre, duke i siguruar se partia që drejton ai do të vazhdojë këtë rrugë të drejtë.
Shtuar më 02/02/2009, ora 17:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori