Menduh Thaci: Rigjykimi i Haradinajt, ngaterrese e drejtesise
Albeu.com
Lideri i Partise Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, ka thënë se rigjykimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinjat, është “një ngatërresë e drejtësisë”.Këto komente, ai i bëri sot në Prishtinë, pas një takimi me nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala. Vizita e liderit të PDSH-së në Kosovë, u bë në mbështetje të AAK-së dhe liderit të saj Ramush Haradinaj, pas vendimit të gjykatës së Hagës për rigjykim. Drejtues të AAK-së, janë shprehur të bindur se edhe kësaj radhe, Haradinaj do të triumfojë në Hagë.
Shtuar më 24/07/2010, ora 15:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori