Berisha “i prerë” për Zërin e Amerikës: S’krijoj forcë të re politike!

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk do të krijojë forcë të re politike.

Komentet Berisha i bëri në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

“Nuk krijoj forcë të re politike, në 11 dhjetor rithemelojmë PD-në”, është shprehur ish-kryeministri.

“Kuvendi i datës 11, mblidhet në përputhje të plotë me normat statutore. Statuti i PD, parashikon të drejtën e ¼ të delegatëve të PD-së për të mbledhur Kuvendin. Nuk janë mbledhur 2000 por janë mbledhur 4200 të dorëzuara, por tani po shkojnë drejt 5 mijë firmave në mënyrë që Kuvendi të ketë jo vetëm firmat për t’u mbledhur, por të ketë edhe maxhorancën. Tani arritja e maxhorancës e tmerron z.Basha. E di z. Basha se aty ai ka humbur dhe ai ka zgjedhur mohimin, mohimin e firmave,” shtoi Berisha në një video të publikuar në Facebook nga Zëri i Amerikës./albeu.com/


Shtuar 25.11.2021 16:33