Paqe me Metën, Rama vlerëson publikisht Presidentin për sjelljen gjatë pandemisë

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama përgëzoi Presidentin Meta për bashkëpunimin gjatë kësaj kohe të krizës së koronavirusit.

“Ajo që është sot është një situatë që jemi të gjithë bashkë ku nuk po luftojmë për vota por për jetën e njerëzve edhe në botë opozitat që kanë vijuar të njëjtën këngë kanë rënë në sytë e opinionin publik, Presidenti ishte bërë njësh me opozitën tani është bërë njësh me popullin e qeverinë dhe me misionin e tij dhe nuk shoh asnjë arsye për të mos e thënë me zë të lartë që po bën gjënë e duhur dhe respekt për atë që po bën.”

Kjo stina e ngrohtë e bashkëpunimit me Presidentin si ta shpjegojmë? Do vazhdojë kjo klimë? Sjellim në vëmendje përplasjet e mëparshme?

RAMA: Përplasjet e mëparshme kanë qenë të diktuara nga pozicionet e mëparshme në një situatë të mëparshme dhe për tema që kanë qenë të mëparshme po të kthehemi aty s’do i ndryshonim asgjë pozicioneve tona, por kjo është situatë tjetër.

Pozicioni i presidentit në këtë situatë nuk lë asgjë për të dëshiruar ka qenë që nga dita e parë për hir të vërtetës në konformitet të plotë me rolin që sipas meje e sipas nesh i takon të luajë presidenti me një përmasë përgjegjshmërie dhe njerëzillëku që është për tu respektuar e ka munguar para se të niste kjo situatë.

Kjo është një situatë tjetër dhe pozicioni i Presidentit nuk lë gjë për të dëshiruar përkundrazi ka qënë një pozicion në konform me roli që sipas meje dhe nesh i takon Presidentit të luaj me një përmasë përgjegjëshmërie dhe njerzillëku që është për tu respektuar. Presidenti i Republikës meriton respekt për atë që ka bërë deri më tani.


Shtuar 20.04.2020 14:57