Nëse menduat se
aksioni ndaj pusëve të
ujit ishte diçka e fryrë nga media, e keni pasur gabim.
Kjo për shkak se nga 1
shkurti i këtij viti, në të gjithë Shqipërinë nis
aksioni i gjerë për ndërprerjen e lidhjeve të jashtëligjshme të
ujit.
Dhe në këtë nismë përfshihen edhe puset e familjeve apo bizneseve.
"Duhet kujtuar që 1
shkurti është data kur do të nisë
aksioni derë më derë dhe çdo ndërhyrje do të penalizohet, sikundër e parashikon ligji"- është shprehur Bonati.
Në Kuvend kanë mbërritur ndryshimet e ligjit për burimet ujore, ku propozohet që të gjithë ata qytetarë që kanë hapur
puse për shfrytëzimin e ujërave nëntokësore t’i formalizojnë, pra me pak fjalë të vendosin matësa.
Dhe për të vendosur matësat në
puse ka vetëm 6 muaj afat në rast të kundërt, qytetarët apo bizneset që i shfrytëzojnë ato në formë informale do të gjobiten. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018,
ora 16:35