Fitoi zgjedhjet në Hungari, Orban: Zelensky dhe burokratët e Brukselit janë “kundërshtarët” tanë

Viktor Orban, ka fituar mandatin e katërt si kryeministër i Hungarisë me shumicë votash në zgjedhjet e përgjithshme të vendit.

Në fjalimin e tij të fitores, Orban kritikoi presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe burokratët e Brukselit, duke i quajtur ata “kundërshtarë”, sipas BBC.

Hungaria ndan një kufi me Ukrainën dhe ka strehuar më shumë se gjysmë milioni refugjatë deri më tani. Orban tha se duke ndihmuar njerëzit, por duke refuzuar të furnizojë Ukrainën me armë, ai po  mban Hungarinë jashtë luftës.

Zelensky ka kritikuar vazhdimisht politikat e Orban.