"Çmendet" i burgosuri shqiptar në Itali, i thyen dorën oficerit
Një oficer burgu u sulmua nga një shqiptar, teksa ishte në detyrë në burg Fuorni në Salerno të Italisë.

Agjenti ndërhyri për të qetësuar të burgosurin shqiptar, të akuzuar për vjedhje, i cili nuk kishte pranuar transferimin në një burg tjetër, raportojnë sot mediat lokale.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, sulmoi agjentin duke shkaktuar fraktura në dorën e majtë.

Në ndihmë të agjentit të plagosur erdhën kolegë të tij, të cilët e transportuan në infermierinë e burgut. Më pas, i plagosuri u transportua në spitalin “San Giovanni di Dio e Ruggi d’Aragona”, në Salerno, ku mjekët kanë vlerësuar se do të rikuperohet brenda 15 ditësh./Albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori