Menaxhimi i ndihmave, Braçe: Qentë i kishin shitur për 50 mijë lekë
Zv.kryeministri Erion Braçe është i ftuar në emisionin “Përballë”, drejtuar nga gazetari Lutfi Dervishi.

I pyetur lidhur me situatën e tërmetit, Braçe u shpreh se forcat shqiptare nuk kishin eksperiencë për përballimin e pasojave, pasi kurrë nuk kishin përjetuar një fenomen të tillë.

“Qentë i shitën për 50 mijë lekë i ke vërdallë në Tiranë. Djemtë që punonin atje ishin më të rinj se unë. Kurrë se kishin ndjerë një tërmet të tillë. Ka ca reparte që ishin të pajisuara.

A duhet të pajisemi më shumë? Pa më të voglin diskutim. Duhet të nxjerrim mësim. Duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen civile,”-tha ndër të tjera Braçe.
Shtuar më 10/12/2019, ora 21:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori