Interesi kryesor i politikave europiane për menaxhimin e integruar të
mbetjeve është orientimi drejt riciklimit dhe jo drejt groposjes së tyre. Kështu është shprehur
ministri i Mjedisit
Fatmir Mediu i cili ka propozuar nisjen e investimeve konkrete për vijuar praktikat evropiane.
Administrimi i
mbetjeve është përgjegjësi e bashkive dhe komunave, bashkëpunimin e të cilave ashtu sikurse atë të shoqërise civile dhe të qytetarëve
Ministri i Mjedisit
Fatmir Mediu e ka kërkuar për të ngritur infrastrukturën e posaçme që kjo çështje e rëndësishme për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të vendoset në rrugën e duhur.
Sipas Mediut ligji për mbetjet është në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2012,
ora 13:38