Melisa emocionohet në studio: Nuk dua të më dojë dikush nga ajo që unë kam kaluar!

Ditën e sotme në “Për’puthen” është transmetuar vazhdimi i takimit mes Andit dhe Melisës, të cilët ndryshe nga pjesa e parë që pamë dje ku kishin qëndruar një metër larg, kaluan në gjendje të ndryshme emocionale deri tek përqafimi.

Andi e pyeti Melisën rreth familjes, mirëpo ajo refuzoi të fliste, duke thënë se është e kufizuar kur duhet të flasë për familjen teksa qartazi u dallua se u prek nga kjo temë.

Pas këtij momenti Andi e përqafoi duke harruar metrin që kishte marrë me vete për ta mbajtur larg.

I pyetur në studio se përse e përqafoi Melisën pasi ruajti për një kohë të gjatë distancën ai u shpreh:

Ishte sepse u prekën disa tema që unë e kisha menduar se Melisa ishte ai lloj karakteri dhe kur arrita ta kuptoj se ashtu ishte më erdhi keq sepse edhe u prek. E ndjeva ta përqafoja.

Ndërkohë, Melisa u pyet sërish nga Bora se përse është kaq hermetike rreth familjes, për të cilën konkurrentja u shpreh se është e dhënë pas familjes por nuk do të preferonte kurrë të fliste.

Në sytë e Melisës u vunë re emocionet dhe zëri që i ndryshonte herë pas here.

Nuk dua të flas. Por nuk besoj ta bëj një gjë të tillë. Edhe nëse unë dal e keqe, më mirë të më dojë apo urrej kështu. Dhe nuk dua t’më dojë dikush nga ajo që unë kam kaluar, apo të ndiejnë mëshirë. Po e zë si shembull. Prekesh dhe nuk e dua një gjë të tillë.”
Shtuar më 04/12/2020, ora 19:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori