Meksi kërkoi shkarkimin, Këshilli i BSH-së mbron Fullanin
Pëlqej
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rrëzoi dje propozimin për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, pas skandalit të vjedhjes së rreth 7.1 milionë dollarëve.

Sipas gazetës Panorama ka qenë pikërisht Ermelinda Meksi, ajo e cila ka kërkuar shkarkimin e Guvernatorit, duke e bërë atë përgjegjës për skandalin në këtë institucion.

“Anëtarja e Këshillit Mbikë- qyrës, zonja Meksi, në përputhje me nenin 47, pika 2, germa (c) të ligjit ‘Për Bankën e Shqipërisë’, propozoi shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (5 anëtarët e tjerë të pranishëm) nuk e pranoi propozimin e saj” thuhet edhe në deklaratën për media të shpërndarë nga BSH.

Pas propozimit të Meksit mësohet se katër anëtarët e tjerë, Dhori Kule, Eva Golemi, Petraq Milo dhe Elisabeta Gjoni, janë shprehur kundër shkarkimit të Guvernatorit. Ndërsa Ardian Civici ka deklaruar se përgjegjësia e Guvernatorit dhe e Këshillit Mbikëqyrës do të dalë në përfundim të hetimeve të nisura tashmë nga Prokuroria.
Shtuar më 15/08/2014, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori