Forumi Civil 2010 shprehu dje alarmin në lidhje me organizimin e procesit
zgjedhor në vend, duke e vendosur shenjën te përgatitjet e munguara për nisjen e procesit.
Forumi i drejtuar nga ish-presidentët e vendit, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu shprehu shqetësimin për sa i përket mospublikimit në kohën e duhur të ekstrakteve zgjedhore dhe se mungesa e sensibilizimit të zgjedhësve për t’u njohur me këto lista është shqetësues.
“Një shqetësim i tillë mbështetet në faktin, se aktualisht ka mijëra emra të dubluar që ende nuk janë verifikuar, dhe ajo çka përbën një dukuri akoma më alarmante (pranuar edhe nga
Ministria e
Brendshme) është numri prej mbi 400 mijë zgjedhësish, të cilët figurojnë pa adresë”, theksohet në deklaratë. Nga ana tjetër,
Forumi theksoi se ende nuk janë përcaktuar plotësisht e përfundimisht numri i qendrave të votimit, vendndodhja e tyre, përmbajtja e listave të sakta dhe numri rendor i çdo zgjedhësi në to. Sipas Forumit, përgjegjëse për këtë situatë është
Ministria e
Brendshme dhe nga ana tjetër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zgjedhur pa kuptim të heshtë për këtë situatë. “Në dispozitën e legjislacionit të Kodit
Zgjedhor neni 52 pika 5, parashikohen që shpenzimet për njoftimin i akordon
ministria që mbulon shërbimin e gjendjes civile, pra,
Ministria e
Brendshme, e cila duhet t’ua shpërndajë fondin njësive të qeverisjes vendore në raport me numrin e zgjedhësve që ka çdo njëra prej tyre”, theksohet në deklaratë. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2013,
ora 11:14