Përveç ndeshjeve, disa skuadra në Serie A pezullojnë edhe stërvitjet

Koronavirusi ka marrë përmasa të mëdha në Itali, organet kompetente pezulluan aktivitetet sportive deri në 3 prill, por disa skuadra kanë ndërprerë edhe stërvitje.

Të gjithë eventet sportive në Itali u suspenduan deri më 3 prill sipas dekretit të së hënës të qeverisë italiane, pasi që i gjithë vendi është vendosur në karantinë shkaku i koronavirusit.

Në këtë dekret të qeverisë italiane përfshihen edhe Serie A dhe Serie B, përderisa për momentin duket se ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës do të zhvillohen, por shumica pa praninë e tifozëve në stadium.

Duke e pasur këtë gjë parasysh, Milani, Fiorentina, Bologna, Hellas Verona, e pritet të ketë edhe klube të tjera së shpejti, kanë vendosur që t’i anulojnë stërvitjet të paktën për një javë.

Ndërkohë, Lazio ka vendosur që t’ua tregojë lojtarëve disa stërvitje të cilat ata mund t’i kryejnë gjatë kohës sa do të jenë në shtëpi.


Shtuar 10.03.2020 15:18