Mehmeti: Rama ka mendësi enveriste, i intereson më shumë partia se Shqipëria
Në ditën e 27 të protestës së Partisë Demokratike në Shqipëri ka marrë pjesë edhe shkrimtari i njohur nga Maqedonia Kim Mehmeti.

Në prezantimin e tij ai tregoi se përse ishte i pranishëm në këtë çadër dhe se ëfarë pret të ndodhë nesër kur të kthehet në Shkup.

Ai gjithashtu tha se kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama ka mendësi enveriste, për shkak se sipas tij, më shumë i intereson partia se Shqipëria.

“Kur Shqipëria do të bëhet unë do të jetoj më i qetë. Atëherë maqedonasit do të vijnë të më puthin në ballë. Kjo sepse kur të flasë Tirana, do të dridhet Shkupi. Unë nuk dua një Shqipëri për të hapur ekspozita. Para disa netëve dëgjoj kryeministrin Rama që tha se: Unë i lirova për të forcuar partinë. Që do të thotë se partia për të është më e rëndësishme se Shqipëria. Kjo mendësi është mendësi e pastër Enveriste. Kjo është ajo ide kur partia është në të njëjtës interes me shqiptarët. E kam thënë Rama e ka tepër edhe këtë mandate që ka. Ne nuk duam parti të forta, ne duam Shqipëri të fortë. Do të fillojnë aludimet pse kam ardhur këtu. Por Basha më ofroi dicka që nuk mund të refuzohet. Nuk mund të refuzohet ‘shpresa’. Nga kjo cadër ka lindur shpresa. Për ata që do të thonë se cdo ti që vjen nga Maqedonia dhe fut hundët në punët tona, ju them, nuk ekziston Shqipëria apo Kosova, por Shqiptaria”, është shprehur Mehmeti. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2017, ora 19:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori