Mega operacioni me 57 të kapur, Lleshaj: Kemi sekuestruar 55 milionë Euro dhe shumë gjëra të tjera
Ministrin i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me operacionin e finalizuar ditën e sotme më 57 të kapur në Shqipëri dhe Greqi si dhe me shpalljen në kërkim të tre personave të tjerë.

Sipas Leleshajt, ky operacion shkatërroi 4 grupe duke e konsideruar një sukses shumë të madh të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, agjencive të tjera dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.


Reagimi i plotë:

Operacioni ndërkombëtar "LIMIT" shkatërroi sot katër grupe te organizuara kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve. 57 persona, në Greqi dhe në Shqipëri janë vënë përpara ligjit.

Ky është një sukses shumë i madh i Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, agjencive të tjera dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. "LIMIT" është kulmi i një serie të madhe goditjesh që krimi i organizuar ka marrë këtë vit.

Vetëm gjatë këtij viti, "FORCA E LIGJIT" ka finalizuar 28 operacione, në fushën e trafikut të narkotikëve janë arrestuar gjithsej 170 persona, janë sekuestruar rreth 55 milion Euro dhe shumë gjëra të tjera. Por asgjë nuk mbyllet me kaq. Operacioni vazhdon. Lufta kundër krimit të organizuar do të njohë vetëm përshkallëzim të mëtejshëm në funksion të përmbushjes së objektivave të mëdha për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe europiane.

Përgëzimet më të mira për Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, agjencitë e tjera shqiptare të përfshira si dhe për partnerët ndërkombëtarë të angazhuar në këtë operacion 🇦🇱👩‍✈👮‍♂🇪🇺
Shtuar më 12/09/2019, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori