MEGA dhe komunistët, jo marrëveshjes me PS
Partia Socialiste e Shqipërisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa parti të vogla të koalicionit, me të cilat hyn në zgjedhjet lokale të 8 majit. Mes këtyre partive bëjnë pjesë edhe partia e pensionistëve, ish të përndjekurve apo dhe të gjelbrit. Gjatë turit të tij në Sarandë pak ditë më parë, krytari i PS-së, Edi Rama, ka takuar dhe kryetarin e Partisë MEGA, Kristaq Kico. Por përfaqësuesit e MEGA-s kanë deklaruar se në zgjedhjet e 8 majit do të dalin pa bërë aleanca me partitë e mëdha.

Një tjetër parti që i është ofruar PS-së është edhe Partia Komuniste, por me ta marrëveshja nuk është mbyllur ende.
Shtuar më 19/03/2011, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori