Mediu: Reformë për zgjedhje të lira dhe të ndershme
Në takimin me strukturat drejtuese të Partisë Republikane për qytetin e Tiranës, kryetari Fatmir Mediu e vuri theksin në gjendjen alarmante në Shqipëri.

"Jo vetëm varfëria e thellë dhe mungesa e vizionit për zhvillimin ekonomik, por mazhoranca dhe qeveria janë bërë një trup në rrugën e tyre të pandalshme të paligjshmërisë, korrupsionit dhe kriminalizimit të politikës dhe shoqërisë.

Skandalet e përditshme nuk janë rastësore, por të qëllimshme, mungesa e vullnetit për të luftuar krimin dhe korrupsionin, deri në ekstremin e kontrollit të politikës, shtetit dhe qytetarëve tregon se qëllimi është vetëm një: Pushteti dhe vetem pushteti me çdo kusht! Ky pushtet absulut krijon vetëm korrupsion absulut".

"Opozita po bën një punë këmbëngulëse dhe serioze që Reforma në Drejtësi të garantoje një pushtet gjyqësor të pavarur, jo të kontrolluar politikisht dhe funksional.

Tashme opozita ka pranuar propozimet e faktorit ndërkombëtar për çështjet e pazgjidhura politike dhe i takon mazhorances të japë mirëkuptimin e saj".

"Jetike, e theksoi Mediu reformen elektorale, jo thjesht për opozitën, por për çdo votues shqiptar. Manipulimi i zgjedhjeve lokale tregon qartë se pa këtë reformë nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Prandaj Partia Republikane ka propozuar që në fillim:

-Identifikim, votim dhe numerim elektronik;
-Heqjen e mandateve dhe zëvendësimin e deputetëve që ndërrojnë krahun politik.
-Votimi me lista te hapura që të kemi një Parlament të votuesve dhe jo të drejtuesve të partive
-Financim i fushatës nga buxheti duke shkurtuar shpenzimet e saj
-Nje rregullim i drejtë dhe proporcional në media
-Ndryshimet ligjore të nevojshme bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR.

Organizimi dhe drejtimi i ri politik i PR-së në Tiranë është një mundësi për një sukses elektoral në zgjedhjet parlamentare", përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2016, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori