Mediu për “El Pais”: Tirana zyrtare nuk mendon për “Shqipërinë
Albeu.com
Për këtë arsye, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu e refuzon që shteti shqiptar të ketë këtë ide. “Do t’i respektojmë gjithmonë kufijtë tanë dhe kurrë nuk do të bëjmë një Shqipëri të Madhe”.Projekti i një Shqipërie të madhe pas pavarësisë së ardhshme të Kosovës peshon shumë mbi Beogradin dhe mbi shumë kryeqytete perëndimore. Për këtë arsye, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu e refuzon që shteti shqiptar të ketë këtë ide. “Do t’i respektojmë gjithmonë kufijtë tanë dhe kurrë nuk do të bëjmë një Shqipëri të Madhe”.

Mediu u shpreh i shqetësuar për vonesën e vazhdueshme në përcaktimin e statutit final të Kosovës. “Çdo vonesë e pavarësisë së Kosovës do të provokojë tension në të gjithë Ballkanin. Në këtë mënyrë Qeveria Shqiptare është e qëndrimit që të ketë një konsensus ndërkombëtar, por jam skeptik lidhur me mundësinë nëse Rusia do të tërheqë veton në OKB”, cilësoi ai.
Duke gjykuar planin e të Dërguarit të Posaçëm të OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisaari, kreu i mbrojtjes shqiptare konfirmon ai është më i miri i mundshëm .

“Kosova në praktikë është një shtet i pavaruar, dhe çdo lloj kthimi në gjendjen e para-luftës është jashtë cdo logjike. Ajo që duhet të evitojmë me çdo mënyrë është një ndarje e vendit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, ka nënvizuar ministri Mediu.
Mediu u ndal edhe në situatën në prioritetet e vendit tonë. “Integrimi në NATO është gjëja e parë në axhendën e qeverisë Shqiptare”, u shpreh ai.
“Mendoj se i përmbushim të gjitha kërkesat që na kërkon Aleanca e Atlantikut të Veriut, veçanërisht ato që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, seklaroi përfaqësuesi i qeverisë shqiptare.
Ashtu si dhe shumica e politikanëve shqiptarë, Mediu thekson se 90 % e popullsisë shqiptare mbështesin hyrjen e vendit në NATO dhe njëkohësisht flet për pjesëmarrjen në misionet ndërkombëtare në Irak; në Afganistan dhe në Bosnjë-Hercegovinë.
Shtuar më 25/09/2007, ora 15:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori