Mediu: Në BE përmes rritjes së mirëqënies
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një takimi në qytetin e Ersekës, ku theksoi sot se zgjedhjet e 23 qershorit janë të rëndësishme jo vetëm për koalicionin e djathtë por për të gjithë shqiptarët sepse ato duhet të jenë rruga e përbashkët drejt Evropës.


"Fitorja më e madhe e realizimit të vizave është pikërisht fakti që familja shqiptare është përsëri së bashku. Jemi afër njëri-tjetrit. Një gojëprishur si Edi Rama i cili vetëm akuzon dhe nuk ndërton, u përpoq me të gjitha forcat dhe mundësitë e tij për të frenuar këtë proces të rëndësishëm për familjet e Kolonjës dhe mbarë Shqipërisë. Kjo patjetër që duhet të shoqërojë veprimin e tij me gjykimin tuaj në datën 23 qershor", tha Mediu. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori