Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Mediu: Në koalicion ka vend për të gjitha partitë
Albeu.com
Kreu republikan, ende ka shprehur idenë e një konfederate të partive të djathta, çka sipas tij do të ruante identitetin e secilës parti.Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi për mediat se në koalicionin e së djathtës ka vend për çdo parti që dëshiron të jetë pjesë. Kreu republikan, ende ka shprehur idenë e një konfederate të partive të djathta, çka sipas tij do të ruante identitetin e secilës parti. “Duhet të kemi në konsideratë që zgjedhjet po afrohen dhe çdo lëvizje duhet të fillojë me qartësi politike për të maksimizuar votat për të djathtët, por njëkohësisht për të ndërtuar një formacion solid, nuk po i vë një emër konfederatë apo federatë, pasi e rëndësishme është që ne të ndërtojmë një marrëdhënie të tillë, e cila të vlerësojë patjetër idetë dhe bashkëpunimin racional mbi këto ide. Pra, të jemi një formacion i hapur për prurje të reja. Mendoj se është e domosdoshme jo vetëm për shkak të sistemit të ri zgjedhor”-deklaroi ndër të tjerash kryetari i PR, Mediu.

Tashmë duket se partitë e të gjitha spektrave politike po mendojnë seriozisht për të bashkuar në mënyra të ndryshme, edhe pse zgjedhjet janë vitin e ardhshëm.
Shtuar më 24/08/2008, ora 16:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori