Merr fund numërimi, zgjidhet kryetari i ri i PD së Gjirokastrës

Ka përfunduar numërimi i votave në PD-në e degës së Gjirokastrës.

Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni i Rithemelimit, i cili ka njoftuar se kryetar është zgjedhur Eris Shehaj.

Sipas Komisionit, nga numërimi i fletëve të votimit, Shehaj ka arritur që të sigurojë 53% të votave.

Njoftimi i plotë:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Gjirokastër.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave.

Vijon procesi i votimit në 17 degët e tjera./albeu.com/