Mediu në SHBA: Qeveria Rama po rrezikon zgjedhjet
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu mori pjesë në Forumin e Dytë për Terrorizmin dhe Sigurinë Kibernetike të zhvilluar në Komitetin e Sigurisë.

Gjatë fjalës së tij ai foli mbi situatën e vështirë në Ballkan, provokimet dhe tensionet etnike, ndërhyrjen ruse, pretendimin e saj për të ndërtuar një aleancë ushtarake në rajon për t’ju kundërvënë zgjerimit të NATO-s.

Por nuk la pas as situatën në Shqipëri duke deklaruar se “mungesa e vullnetit të qeverisë po vendos në rrezik serioz zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat janë vendimtare për Shqipërinë”.

Në Forumin e zhvilluar me iniciativë të senatorit Jim Inhofe dhe kreut të PR, Fatmir Mediu, të gjithë folësit theksuan nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe njohjen dhe marjen e masave kundër “Cyber threat”.

Senatorët dhe kongresmenët, si dhe zoti Carafano shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin konkret dhe angazhimin e administrates Trump në këtë marrëdhënie.‎

Në këtë takim të drejtuar nga Senatori Inhofe dhe Mediu, në emër të Shqipërisë foli ish-kryeministri Majko, ndërkohë që një tjetër i ftuar nga Shqipëria ishte edhe deputeti Astrit Veliaj./albeu.com/

Shtuar më 01/02/2017, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori