Mediu: Kuvendi, si pazari i gjësë së gjallë
Pëlqej
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu reagoi sot ndaj largimit të deputetit të kësaj partie, Luan Duzha i cili iu bashkua grupit parlamentar të LSI-së.

Në një prononcim për mediat pas takimit mes aleatëve të djathtë dhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Mediu u shpreh se Kuvendi po kthehet në një pazar të gjësë së gjallë.

“E turpshme është që Kuvendi të kthehet në një pazar të gjësë së gjallë. Është një fenomen që nuk është i pari, shpresoj të jetë i fundit. Çështja e opozitës nuk është çështje numrash, por çështje qëndrimesh politike. PR është në të njëjtën linjë me opozitën”, u shpreh Mediu.

Sa i përket vendimit të Duzhës, Mediu u shpreh se ai nuk kishte mundur të komunikonte me ish-deputetin e PR-së. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori