E akuzon për ndërhyrje në gjoks, Anxhelina Hadërgjonaj ironizon publikisht ndjekësin (FOTO LAJM)

Bukuroshja shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, është komentuar shpesh për fizikun e saj perfekt. Megjithatë ka nga ata që mendojnë se ajo ka ndërhyrë në pjesë të ndryshme të trupit. Së fundmi një ndjekës i ka shkruar, duke i thënë se ka bërë ndërhyrje në gjoks.

“Po si e gjete? Këto ditët e karantinimit më erdhi kirurgu në shtëpi”, i përgjigjet Anxhelina, duke ironizuar pyetjen e tij. Ajo e ka mohuar gjithmonë të ketë bërë ndërhyrje në trup.


Shtuar 23.04.2020 07:06