Mediu kërkon votat e kavajasve
Kreu i Partisë Republikane Fatmitr Mediu kërkoi sot angazhim maksimal nga ana e strukturave të partisë në qytetin e Kavajës për fitoren e sa më shumë votave në ditën e zgjedhjeve.

“Kavaja dhe qytetarët e saj kanë qënë dhe janë njerëz të lirë. Ata janë prirur gjithmonë tek besimi dhe dashuria në Zot, e kështu tek dashuria për njëri-tjetrin dhe për këtë është ndoshta një nga qytetet më unike” ka theksuar Mediu.


Duke e konsideruar zhvillimin ekonomik si lajmotiv të kësaj mazhorance, Mediu sulmoi taksimin progresiv të propozuar nga socialistët, që sipas tij do të shkatërojë sektorin privat.

“Ne bëmë një revolucion fiskal duke ulur taksat dhe së fundmi taksat mbi makineritë që përdoren për prodhim. Tendenca e PS-së për të ndryshuar sistemin fiscal, duke shkatërruar sektorin privat me idenën e publikes është rruga drejt një krize të pashmangshme ekonomike” theksoi Mediu. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2013, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori