Fitore me “5 yje” për Real Madridin në Champions, Ancelotti: Na jep besim,me Barcelonën do të jetë ndryshe

Real Madridi ditën e djeshme mori një fitore bindëse në transfertë përballë Shakhtar Donetsk me rezultatin 0-5.

Ndeshja e radhës për “galaktikët” është ajo me Barcelonën në “Camp Nou” në La Liga.

Tekniku italian pas ndeshjes u shpreh se kjo fitore i jeo besim, edhe pse ndeshja në Katalunja do të jetë ndryshe.

Të gjithë përformuan mirë. U mbrojtëm mirë. Ishim fokusuar, e bëmë strategjinë e duhur dhe u rikthyem në mbrojtje kur ata ishin në kundërsulme”.

“Kjo fitore na jep besim, por ndeshja ndaj Barcelonës do jetë ndryshe dhe do jetë tregim tjetër”.

“Është e rëndësishëm që mbajtëm porën e paprekur. U mbrojtëm mirë. Të gjithë ia dolën mirë individualisht sepse të gjithë punuan shumë”, deklaroi ai. /albeu.com


Shtuar 20.10.2021 08:36