Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
Mediu: Ilir Meta të shpërndajë parlamentin!
"Axhenda e Edi Ramës është vetëm pushteti, ai do të bëjë gjithçka që të manipulojë, ndaj opozita duhet të mbrojë votën..."

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se parlamenti shqiptar sot është antikushtetues.

Sipas tij, presidenti Ilir Meta duhet të shpërndajë Kuvendin, pasi po miratohen edhe ligje që janë korruptive.

Mediu shprehet se Rama do bëjë gjithçka që të manipulojë zgjedhjet, ndaj dhe opozita duhet të mbrojë votën.

“Presidenca është institucioni i vetëm jo i varur nga kryeministri. Meta duhet të shpërndajë parlamentin, nëse Rama vazhdon me këto paligjshmëri.

Ky parlament është antikushtetues, është krijuar në mënyrë të paligjshme. Ka mbi dhjetëra ligje të miratuara korruptive. Nuk ka institucion që mund të gjykojë atë që bën kryeministri dhe parlamenti.

Nuk kemi shtet, por kemi marrëdhëniet e një njeriu me disa persona në dëm të interesave tona kombëtare. Axhenda e Edi Ramës është vetëm pushteti, ai do të bëjë gjithçka që të manipulojë, ndaj opozita duhet të mbrojë votën. Opozita duhet të dalë me program dhe të vërë atë në zbatim. Duhet një qeverisje me dinjitet”, deklaroi Mediu në Real Story’.
Shtuar më 21/10/2020, ora 21:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori