Kreu i Partisë Republikane Fatmir
Mediu duke folur pasditen e sotme në çadrën e PD-sëu shpreh se opozita është e vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se sipas tij nuk ka kthim mbrapa.
Kreu i PR tha se asnjë karrige nuk
vlen sa
shenjtëria e
votës së qytetarëve.
Mediu u shpreh opozita nuk pranon që shqiptarët të konsiderohen si njerëz të dorës së dytë.
“Asnjë karrige s’
vlen sa
shenjtëria e
votës së qytetarëve. Ne jemi për të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kthim mbrapa nuk ka. Nuk pranojmë që shqiptarët të konsiderohen si njerëz të dorës së dytë. Para pak ditësh patëm disa miq nga Evropa. Ne duam t’i kthejmë pushtetin shqiptarëve. Qëndresa dhe angazhimi juaj është forca që ne të fitojmë së bashku, jo vetëm ne si politikanë, pasi e ardhmja evropiane qëndron tek forca e
votës. Ju falënderoj për qëndresën tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë”- u shpreh gjatë fjalës së tij, kreu i PR-së, Fatmir
Mediu.
Shtuar më 10/04/2017,
ora 19:55