Mediat: Tre gjermanet pjesetare te sherbimeve sekrete
Pëlqej
Albeu.com
Tre shtetasit gjermanë, arrestimi i të cilëve ishte njoftuar të enjten nga policia kosovare, thanë se thjesht kishin inspektuar vendin e ngjarjes, shpjegon "Der Spiegel".Tre gjermanët e arrestuar disa ditë më parë në Prishtinë nga policia kosovare janë agjentë të shërbimeve sekrete. Të mërkurën e shkuar ata dyshohet se kanë qene pjesëmarrës në sulmet që kishte në shënjestër më 14 nëntor ambientet e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian në Prishtinë, punojnë për shërbimet sekrete gjermane, sipas shtypit gjerman të ditës së sotme.

Një zëdhënës i shërbimeve të jashtme sekrete (BND), i pyetur nga AFP-ja, refuzoi të komentonte këtë informacion të raportuar nga e përjavshmja Der Spiegel" dhe e përditshmja "Süddeutsche Zeitung".

Tre shtetasit gjermanë, arrestimi i të cilëve ishte njoftuar të enjten nga policia kosovare, thanë se thjesht kishin inspektuar vendin e ngjarjes, shpjegon "Der Spiegel".

Njëri prej tyre ishte "vënë re të hynte në një ndërtesë bosh aty pranë që nga ku ishte hedhur mjeti shpërthyes", më 14 nëntor në oborrin e Zyrës Civile Ndërkombëtare (BCI) në Prishtinë, që administrohet nga përfaqësuesi special i BE-së për Kosovën, Pieter Feith, saktësone e përjavshmja.

Që nga aty "burri kishte fotografuar zyrën e dëmtuar nga shpërthimi", vijon "Der Speigel" pa cituar burimet. Ai u ndalua të mërkurën me dy bashkëatdhetarët e tij në Prishtinë.

Çështja ngjalli lëvizje diplomatike mes Prishtinës dhe Berlinit, meqenëse agjentët sekretë nuk ishin akredituar zyrtarisht për të ushtruar aktivitetin e tyre në Kosovë, sipas revistës.
Shtuar më 23/11/2008, ora 04:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori