Mediat serbe: Shqipëria si Miami (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mediat serbe kanë thënë se Shqipëria ka një bregdet fantastik.

“Nëse jeni të mërzitur me Greqinë, Malin e Zi, Turqinë, a keni menduar për pushimet e verës në Shqipëri? Ne biseduam me turistët tanë që kanë kaluar disa ditë këtë verë dhe kjo është ajo që kemi mësuar“, kështu e nis përshkrimin e saj gazeta serbe, Monde.rs.

Siç vlerëson gazeta, vlerësimi është bërë nga përshtypjet që iu ka lënë Shqipëria disa turistëve serbë.

Në shkrim, përmendet Saranda dhe Ksamili, si dy vende ku ka bukuri të mëdha natyrore dhe parqe kombëtare.

Po ashtu, thuhet se nuk mungon interneti gjithandej ku mund të pushosh, nëpër hotel, restorant apo plazh.

Mondo.rs thotë më tej se e veçanta në Shqipëri është se aty ka vajza nga shumë vende të botës dhe gjithashtu ka edhe pije nga ish-Jugosllavia.

Cilësohet se çdokush thuajse di anglisht dhe nuk është aspak problem komunikimi. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori