Aksident në autostradën Tiranë – Durrës, makina përplas një person

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se një person është përplasur nga një automjet.

I lënduari është transportuar në spitalin e Durrësit për trajtim mjekësor.

Sakaq policia po heton për zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin, 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin, 56 vjeç.

56 vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 16.08.2023 21:45