Mediat italiane: Lazarati, "qyteti i drogës"
Kultivimi i kanabisit në zonën jugore të vendit është pasqyruar edhe nga mediat italiane, si "Corriere della Sera" dhe "La Republica", të cilat e kanë cilësuar Lazaratin si qytetin "smerald".

"Fshati i lezetshëm i Lazaratit në rrethin e Gjirokastrës, në jug të vendit të shqiponjave, ka qenë prej kohësh një qytet bujqësor, ku ekonomia është e bazuar ekskluzivisht në kultivimin e plantacioneve të mëdha të marijuanës, të destinuara kryesisht për tregun italian dhe nga atje për gjithë Evropën", shkruajne mediat italiane.

Sipas tyre ky biznes shumë fitimprurës ka arritur të dalë në skenë falë një hetimi të kryer përmes monitorimit nga ajri për më shumë se 12 muaj, me një avion zbulues të Komandës Detare Ajrore Operative të Guardia di Finanza italiane.

"Bilanci i të mbjellave shkon në mijëra tonelata, ku vlera e shitjes së tyre shkon në 4,5 miliardë euro", citojnë mediat e huaja. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori