Mediat greke konfirmojnë vdekjen e turistes zvicerane që u mbyt në Borsh
Mediat greke kanë shkruan për vdekjen e turistes zviceriane,, trup i së cilës u gjet sot në brigjet veriore të Korfuzit.

Ditën e sotme burrë e grua nga Zvicra u gjetën në verilindje të ishullit Erikusa të Korfuzit, vetëm një ditë pasi ishin deklaruar të humbur.

Çiftit u ishte përmbysur varka dhe burri mbahej tek ajo ndersa gruaja ishte pak metra me tutje pa ndjenja.

Ata u transportuan fillimisht ne limanin e Guvias dhe me pas ne spital, nga ku konfirmohet vdekja e turistes. /albeu.com/


Shtuar më 14/10/2017, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori