Mediat ndërkombëtare ironizojnë makinat me "prizë" të Tahirit
Mediat ndërkombëtare i ka dedikuar një hapsirë të veçantë çështjes së makinnave elektrike të prezantuara jo më larg se dje nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas "AbcNews", "Policia shqiptare me makina elektrike, por pa pika karikimi", "ka vetëm një yçkël, se nuk ka pika karikimi në pikat e karburanteve apo rreth e rrotull qyteteve në të gjithë vendin, kështu që ato duhet të kthehen mbrapsht në komisariate që të karikohen". Por teksa ministri e paraqiti këtë arritje plot krenari, nga ana tjetër ish kryeministri Berisha e cilëson si një dështim dhe madje për të përbën problem.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish kryeministri Berisha i ka dedikuar vëmendje ministrit Tahiri lidhur me prezantimin që u bënë dje për makinat elektrike. Sipas Berishës, mediat e mëdha të botës po tallen me Shqipërinë.

"Mediat e medha te botes tallen me Shqiperine! Ato japin lajmin se Saje qorri, inauguroi makina elektrike per policine, ku tha se ato nuk harxhojne nje pike karburanti per 100 km, apo harxhojne sa nje kafe.

Por tallen duke thene se ka vetem nje problem; nuk ka asnje vend karrikimi per makinat ne mbare Shqiperine?!", përfundon reagimin ai. /albeu.com/



Shtuar më 06/10/2016, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori