Mediat e huaja: Pezullimi i Vetting-ut do ta zvarrisë reformën
Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushetuese të shqipërisë për pezullimin e ligjit të “Vettingut” është pasqyruar edhe në mediat e huaja.

Kështu, “The New York Times”, AP dhe “Fox News” shkruajnë se ky ligj është mjaft i rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Ato e cilësojnë vendimin e sotëm si thjesht zvarritje të përkohshme të ligjit, madje sipas tyre “Venecia” është shprehur një herë për këtë paketë që është përpiluar edhe nën kujdesin e BE-¬së dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Kushtetuesja pezulloi ligjin e “vetting¬ut” pasi kërkon opinionin e Komisionit të Venecias, i cili është shprehur një herë për paketën e reformës të përgatitur me ndihmën e ekspertëve amerikanë dhe të BE-së.

Gjithsesi, pezullimi do ta bllokojë vetëm përkohësisht zbatimin e “Vetting¬ut”, shkruajnë mediat e huaja. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2016, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori