Mediat e huaja me sytë nga Tirana, çfarë shkruajnë pas vendimit të Gjykatës për Saimir Tahirin (FOTO LAJM)

Pas më shumë se 10 orë në dhomën e këshillimit, Gjykata për Krime të Rënda dënoi me 5 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për “Shpërdorim detyre”, ndërsa rrëzoi 3 akuzat e ngritura nga Prokuroria. Dënimi me burg i Tahirit u pezullua dhe kaloi në shërbim prove për tri vite.

Ndërkohë, Prokuroria akuzonte Tahirin për “Trafikim të narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, por për Gjykatën këto akuza nuk faktohen me prova dhe për këtë është bërë ndryshimi i cilësimit të veprës penale, duke e gjetur fajtor për “Shpërdorim detyre”.


Vendimi i bërë publik nga treshja e gjyqtarëve në orët e mbrëmjes, nuk ka kaluar pa u komentuar nga mediat ndërkombëtare, të cilat që në titull raportojnë se një gjykatë shqiptare e ka liruar nga akuzat për trafik droge ish ministrin Saimir Tahiri.

Çfarë shkruajnë mediat e huaja sot:

REUTERS: “Një gjykatë shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të enjten për shpërdorim detyre por të pafajshëm për trafik droge, dhe e dënoi atë me tre vjet shërbim provë. Prokurorët kerkonin që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, të burgosej për 12 vjet me akuzën e korrupsionit, trafikut të drogës dhe të qenurit pjesë e një grupi kriminal, një rast që ka tronditur administratën e majtë.

Vendimi vjen një muaj para se vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të interesuar të shohin Tiranën të rritë luftën e saj kundër korrupsionit, të takohen për të vendosur nëse do të mbështesin ofertën e Shqipërisë për të filluar bisedimet e pranimit të rekomanduara nga Komisioni i BE”.

Ansa: “Ish-minister ne kabinetin e kryeministrit socialist të Edi Ramës, në detyrë deri në marsin e kaluar 2017, Tahiri përfundoi në gjyq pas hetimeve të kryera në Itali, hetime që çuan, në tetor të po këtij viti, në shkaterrimin e një organizatë kriminale e përbërë nga italianë dhe shqiptarë, disa të afërm të ish-ministrit, qe merreshin me trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Tahiri tashmë ka njoftuar se do të apelojë vendimin”.

Euronews: “Ligjvënësit socialistë në pushtet refuzuan thirrjet për të hequr imunitetin e Saimir Tahirit vitin e kaluar dhe per tja dorezuar drejtesise, por ai hoqi dorë vetë nga mandati i deputetit në muajin maj pasi shtetet e BE kërkuan nga Tirana që të luftonte seriozisht korrupsionin nëse dëshironte të anëtarësohej ne BE.

Një nga yjet në ngjitje të Partisë Socialiste kur u emërua ministër i Brendshëm në vitin 2013, kur ishte vetëm 34 vjeç, Tahiri filloi modernizimin e forcës policore dhe i dha fund prodhimit në shkallë industriale të kanabisit në Lazarat në fillim të vitit 2014.

Sidoqoftë, kanabisi më pas u përhap në të gjithë vendet e Ballkanit dhe trafikantët kanë zbarkuar ngarkesa deri në një ton në Itali”.

BalkanInsight: “Gjykata i jep ish-ministrit të Brendshëm një dënim me burg të pezulluar për shpërdorim detyre, por e konsideron atë jo fajtor për akuzat më të rënda për trafik droge, në një aktgjykim që partia kryesore e opozitës e quajti “të turpshem”
Shtuar më 20/09/2019, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori