Mediat e huaja komentojne rezultatet e zgjedhjeve ne Kosove
Albeu.com
Mediat nderkombetare kane komentuar ne menyra te ndryshme rezultatin e zgjedhjeve ne Kosove. Në shumicën e kryetitujve thuhet se ish-lideri i guerrileve fiton zgjedhjet, duke iu referuar triumfit të kreut të PKD-se, Hashim Thaci ne votimet e se shtunes.Vetëm pak media të huaja shkruajnë se zgjedhjet u fituan nga lideri i opozitës, duke lënë mënjanë kështu hijet e luftës së fundit të viteve ‘90. Gjithsesi nuk lihet pa përmendur fakti se këto zgjedhje u zhvilluan në një atmosferë krejt të qetë ndryshe nga c’ishte paralajmëruar nga qarqe të errëta. Ndërsa bojkoti i serbëve dihej dhe nuk i është kushtuar vemendje e vecantë në mediat e huaja.

Komenti më interesant është publikuar nga agjencia britanike e lajmeve Reuters. Në komentin e tij Dagllas Hamilton thotë se pavarësia humbi magjinë e saj në këto votime të kosovarëve. Autori i referohet faktit të pjesëmarrjes së ulët në votime, rreth 45%, më e ulëta në gjithë zgjedhjet që nga hyrja e NATO-s në Kosovë më 1999. Për pjesëmarrjen autoritetet kosovare fajësuan motin, por artikulli në fjalë thotë se njerëzit ndihen të zhgënjyer, për shkak të varfërise së madhe ekonomike. “Jo se kosovarët kanë ndryshuar mendjen për pavarësinë, por teksa ajo po afron dhe është e sigurt, kosovaret mendojnë se edhe pavarësia nuk do t’i sjellë ndonjë mrekulli ekonomike. Njerëzit ndihen të depresuar, pa punë, pa energji elektrike e uje të pijshëm. Asnjë zgjidhje e afërt nuk shuhet për këto probleme” thuhet ne artikull.

Gjithsesi e rëndësishme në gjithë lajmet e mediave të huaja për zgjedhjet në Kosovë është percaktimi se kosovarët treguan një kulturë demokratike, në zgjedhje të ndershme e të qeta, një hap i madh për një vend qe ndodhet në zemër të Ballkanit të trazuar. news24
Shtuar më 18/11/2007, ora 20:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori