Ikonë e muzikës shqiptare, pse iku në Amerikë në 1992 Parashqevi Simaku dhe pengu që la pas

Kushdo që dëgjon emrin e Parashqevi Simakut i vijnë në mendje këngët e saj. Ndonëse sot jashtë Shqipërisë, ajo vazhdon të mbahet mend për këngët e saj, të cilat vazhdojnë të cilësohen hite edhe pse koha ka kaluar.

Këngëtarja dallohej vetëm për zërin e saj, por edhe për fizikun e saj.

Por karriera e saj nuk qe e gjatë në Shqipëri. Pas vitit 1992 ajo u larguar drejt SHBA edhe nga ai moment jeton atje, ku ka krijuar edhe jetën e saj.

“Nga Shqipëria ika zemërthyer prej lidhjes me një njeri i cili dukej se ecte në një rrugë krejt të kundërt nga e imja. Kur kuptova se sado të përpiqesha, rrugët tona s’do e kishin kurrë një pikë të përbashkët, sakrifikova dhimbjen time, për t’u larguar drejt së panjohurës, por jo me ide krejt të paqarta, pse ajo që gjithmonë më ka udhëhequr, ka qenë ambicia për të ecur në rrugën e artit”, ka thënë ajo në një intervistë shumë vite më parë.

Në Amerikë, këngëtarja u martua me një shtetas amerikan, të quajtur Robert. Madje lindi dhe një djalë nga martesa  me të, të cilin e pagëzoi me emrin Luke, por gjithçka mori fund në 2012-tën.

Më pas, u përfol se këngëtarja pësoi një paralizë faciale, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve. Megjithatë, Parashqivi Simaku vazhdon të mbetet në memorien e çdo shqiptari si vajza e bukur dhe e talentuar që të gjithë e adhuronin./albeu.com


Shtuar 15.02.2022 13:07