Mediat e huaja: Do të hiqen vizat për Shqipërinë e Bosnjen
Pëlqej
Një ditë para takimit të Ministrave të Brendshëm të BE-së, ku pritet të shqyrtohet propozimi për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen, mediat ndërkombëtare paralajmërojnë se vendimi do të jetë pozitiv.

EurAsia shkruan sot se Ministrat e brendshëm të BE pritet të heqin vizat për shtetasit shqiptarë dhe boshnjakë gjatë takimit të tyre 2-ditor, që zhvillohet të hënën dhe të martën.

Sipas burimeve të BE-së, vendimi do të jetë në fuqi para Krishtlindjeve. Mbajtësit e pasaportave biometrike nga dy vendet e Ballkanit mund të qëndrojnë deri në tre muaj në çdo vend evropian që është pjesë e zonës së të udhëtimit Shengen.

Bashkimi Evropian nisi dialogun për liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të vitit 2008.

Vendeve në fjalë, iu tha se duhet të plotësonin disa kushte në lidhje me kontrollin e kufijve, sigurinë e pasaportave, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit.

Më 30 nëntor, 2009, BE-ja vendosi udhëtim pa viza në zonën e Shengen për shtetasit e tre shteteve ballkanike, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia.

Më tej në takimin e 8 nëntorit, ministrat e brendshëm të BE do të diskutojnë mbi masat e përbashkëta të sigurisë. Ata pritet gjithashtu të miratojë konkluzionet mbi krijimin dhe zbatimin e politikës së BE-së për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar.
Shtuar më 07/11/2010, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori