Mediat britanike lëvdojnë Shqipërinë, një nga pesë destinacionet turistike më të mira për 2015
Për vitin 2015, Shqipëria renditet si një ndër pesë destinacionet më të mira turistike. Portali prestigjoz britanik i udhëtimeve dhe modës, "Stylist.co.uk", e ka renditur vendin tonë te tretin nder pesë destinacionet më të mira, si mundësi për të kaluar pushimet verore.

Vendi ynë renditet i treti pas Marsejës së Francës dhe Portos të Portugalisë. "Nga bukuria, jashtë radarit e rivierës shqiptare tek qytet-porti i lulëzuar i Marsejës, tani i arritshëm nga Eurostar", shkruan portali britanik.

Sipas artikullit në fjalë, vendi ynë është shpallur si "sekreti i fundit i Evropës", ku turistët nga Italia dhe Ballkani vizitojnë shtrirjen e lavdishme prej 120 km të bregdetit në jugperëndim të vendit, prej vitesh.

Theksi vihet edhe tek ushqimi. "Ushqimi është një përvojë e lirë dhe e kënaqshme. Një vakt i përzemërt në restorant do t'ju kushtojë me ekuivalentin e rreth 9 stërlina", thuhet më tej në artikull. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori