Mediat belge: Politikanë të lartë liruan Safet Bajrin
Leja për varrimin e të atit për të fortin e Shkodrës, Safet Bajri nuk është pritur aspak mirë nga mediat belge. Sipas hln.be fakti që më 1 shkurt Safet Bajrit iu dha 6 orë liri për t’i dhënë lamtumirën babait të tij tregon jo vetëm trajtim preferencial, por edhe lidhje të forta me politikanët shqiptarë.

Safet Bajri (34), i dënuar me 22 vjet në vendin tonë, është lejuar të largohet nga burgu në kryeqytetin shqiptar të Tiranës të premten. Shqiptari më i njohur nën pseudonimin Safet Rustemi dhe i lidhur me rreth dyzet vrasje, prostitucion dhe trafik droge u burgos në shtator të vitit të kaluar”, shkruan hln.

Në shkrim ata ngrenë pyetje, se cila do të jetë hera tjetër që Safet Bajri do të marrë leje për të dalë nga qelia?

Safet Bajri u vu në pranga në shtator të 2018 në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Ai dyshohet të jetë kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh.
Shtuar më 05/02/2019, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori