U konfliktua me armë zjarri në vitin 2021, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 27- vjeçar i shpallur në kërkim që në tëtor të vitit 2021 është arrestuar nga policia e Tiranës.

Ndalimi i Xh. V., 27 vjeç, banues në Mamurras u bë në rrugën  “Babë Rexha” në kryeqytet.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në tetor të vitit 2021, në rrugën “Frosina Plaku”, shtetasi Xh. V. është konflikuar me armë zjarri, me disa shtetas, për motive të dobëta. Pas ngjarjes, Policia arrestoi 3 shtetas të përfshirë në këtë konflikt, si dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/


Shtuar 25.01.2023 13:19