Media belge: Frroku i dënuar me 3 vjet burg për trafik droge në Hollandë
Mediat belge zbulojnë të tjera të dhëna kriminale në të shkuarën e deputetit Mark Frroku, duke hedhur kështu më tepër dritë edhe mbi zhvillimin e ngjarjeve në lidhje me vrasjen e Aleksandër Kurtit, në vitin 1999 në Bruksel.

Frroku rezulton të jetë dënuar me 3 vjet burg për trafik droge në Hollandë. Dënimin, sipas shtypit belg, ai e ka marrë në dhjetor të vitit 2002. Por dy vjet më vonë, më 7 maj të vitit 2004 ai është ekstraduar në Belgjikë për një krim më të rëndë sesa ai për të cilin ishte dënuar në Hollandë: ër vrasjen e Aleksandër Kurtit.

Mark Frroku ka deklaruar më herët se ai është dorëzuar vullnetarisht para drejtësisë belge dhe se ka qëndruar dy muaj në qeli, për t’u lënë më pas i lirë. /albeu.com/

Shtuar më 02/04/2015, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori