Si të largoni 3 nga aromat më të padëshiruara nga shtëpia juaj

Nëse shtëpia juaj shpesh “dominohet” nga aromat atëherë ka një mënyrë për t’i eliminuar ato me materiale natyrale që keni në dollapin tuaj.

Pavarësisht nëse erërat vijnë nga këpucët tuaja ose nga ndonjë zonë e shtëpisë, ju mund ta zgjidhni problemin me hapa të thjeshtë.

1. Erë nga këpucët
Lagni një peshqir letre me alkool dhe përhapeni brenda këpucëve.

2. Erë në frigorifer
Zgjidhja është limoni. Pritini tre limon në gjysmë dhe hiqni lëkurën. Më pas hidhni kripë të mjaftueshme në lëkurën e tyre dhe vendosini në pjesë të ndryshme të frigoriferit. Lërini në rafte për rreth një javë dhe ata do të kenë bërë magjinë e tyre.

3. Era e cigares
Hidhni pak vanilje pluhur në tavëll. Sa herë që shuani cigaren në tavëll, vanilja do të neutralizojë erën e saj të keqe.


Shtuar 2.08.2023 16:56

Tags: ,