I frikësohej eliminimit, kush është i riu që u kap sot me super "Benz" dhe bllokues valësh
Policia e Tiranës arrestoi sot tek "Liqeni i Thatë" Bledi Hakën, një person të konsideruar me rrezikshmëri të lartë. Pas arrestimit policia i kapi ndër të tjera edhe bllokues valësh të celularëve, një pajisje e avancuar kjo për grupet kriminale.

Krahas saj, policia ka sekuestruar edhe lëndë narkotike, armë dhe një sasi të madhe parash.

Por kush është i arrestuari Bledi Haka?

Në fakt ai nuk është një emër i panjohur pasi në vitin 2012, për shkak të një konflikti në një lokal ka përfunduar i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porcelanit, ndërkohë që një person qëlloi me armë zjarri drejt Bledi Hakës dhe dy personave te tjerë që po rrinin jashtë një lokali në lagje.

Tre personat që ndodheshin në tavolinë, dyshohet se kanë pasur një konflikt me pronarin e lokalit, shtetasin me iniciale Sh.Sh, 47 vjeç.

Ky i fundit besohet se u ka treguar të afërmve për konfliktin që kishte me tre personat që ishin ulur në lokalin e tij dhe, për pasojë, nipi i pronarit, shtetasi Endrit Daci, ka shkuar në vendin e ngjarjes me një kallashnikov.

Ai ka shtënë me armë, duke plagosur sipas gjykatës, shtetasin Bledi Haka dhe Dritan Qello. I lënduar lehtë ka mbetur edhe vetë pronari i lokalit, i cili ka marrë ndihmë mjekësore ne spital. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2019, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori