Më shumë se dy orë në Prokurori, çfarë dëshmoi ministri i LSI-së
Ish-ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj ka mbërritur rreth orës 15:00 këtë të martë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t'u pyetur në lidhje me skandalin e rrugëve.

Prokurore për këtë çështje është caktuar Elisabeta Imeraj, e cila po e merr në pyetje.

Dëshmia e tij ka zgjatur pak më shumë se dy orë dhe ai është pyetur në lidhje me skandalin e rrugëve.

Rikujtojmë se ky është ish-ministri i dytë i LSI që thirret për të dëshmuar pas Edmond Haxhinastos.

Haxhinasto u thirr dje për të dëshmuar në lidhje me skandalin e rrugës Tiranë-Elbasan, ku sipas hetimeve, ka pasur një dëm prej 37 milionë dollarësh me zbatimin e projektit. /albeu.com/

Shtuar më 20/02/2018, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori