“Me Shqipërinë jemi në luftë, kur të vijmë në pushtet do të çlirojmë Epirin e Veriut”
“Me Shqipërinë jemi në luftë, kur të vijmë në pushtet do të çlirojmë me armë Epirin e Veriut”. Kjo është deklarata që ka bërë deputeti i partisë ultra-nacionalist të Agimit të Artë, Chris Pappas.

Deputeti grek ka bërë një deklaratë të tillë gjatë intervistës së dhënë për Artur Zhejin, njofton Shekulli.

Mediet greke, të cilat raportojnë një lajm të tillë, theksojnë se intervista do të transmetohet së shpejti në televizionin “News24” dhe do të publikohet në “Gazetën Shqiptare”, që njihen si media “anti-greke”.

Mediet greke pretendojnë se në fakt Pappas nuk ka thënë fjalë për fjalë këtë gjë por fjalët e tij janë deformuar me qëllim keqinformimin e opinionit në Shqipëri.

“Shqiptarët do t’i përzëmë nga Greqia”
Njihe armikun tënd. Në një intervistë për “Shekulli-n”, Kristo Papas, i shërben më së miri këtij qëllimi. Kjo nuk është forcë e re politike, as idetë e saj shoviniste dhe raciste. Etërit e tyre bënë Megalidhenë vranë priftërinjtë që bënin meshat shqip. Pasuesit monarkofashistët zbatuan planin dhe masakruan e përzunë çamët nga trojet e tyre, sulmuan Shqipërinë më 1949.

Të bijtë e tyre vranë ushtarakët tanë më 1994 në incidentin e Peshkëpisë. Rreziku qëndron te fakti që neonazistët janë parti parlamentare dhe ndikojnë sistematikisht në politikat e qeverisë, nxisin tensionimin e raporteve mes dy vendeve. Ekzistenca e këtyre nacionalistëve dhe e tezave shoviniste që cenojnë sovranitetin dhe dinjitetin tonë, do t’i japë ushqim edhe nacionalizmit shqiptar si një reagim i natyrshëm.

Kush është Papas, njeriu i shpallur nongrata nga shteti ynë, ç’ka bërë kundër Shqipërisë, çfarë kërkon partia e tij neonaziste në Shqipëri? Fillimisht, po ju themi se në dejet e tij rrjedh gjak shqiptar. Të parët e tyre ishin heronjtë e revolucionit grek dhe morën si dhuratë pabesinë. Nipërit e tyre kanë humbur identitetin dhe nuk dinë ç’kërkojnë. Ndiqni intervistën, për të kuptuar neonazizmin që po rritet te fqinji ynë jugor. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2013, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori